Arbëri

Polici që në gjendje të dehur u përplas me qytetarët në Gjakovë, pritet të kthehet në punë

Në gjendje të dehur e jashtë detyrës, një polic para tri ditësh po u tregonte qytetarëve të Gjakovës t’i respektojnë vendimet e institucioneve për mbrojtje nga koronavirusi.

Për shkak të gjendjes së tij, situata doli jashtë kontrolli e pati përleshje verbale me banorët e lagjes së Spitalit në këtë qytet.