Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë gjatë ditës së premte do të vijojë mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira.

Sipas Institutit, në fushat barike do të ketë rënie të lehta dhe graduale. Indeksi UV do të jetë i lartë. Pjesa perëndimore dhe jugperëndimore do të jetë e mbuluar me vranësira transparente, që i takojnë stadit të lartë të troposferës, mirëpo nuk parashihen reshje, por që do të jenë një sinjal që javën e ardhshme të krijohet një situatë tjetër meteorologjike.