Arbëri

Në Shqipëri plus 14 raste të reja me Covid-19, shkon në 726 numri i të prekurve

Në Shqipëri plus 14 raste të reja me Covid-19, shkon në 726 numri i të prekurve
Foto: TCH

14 raste të reja me covid-19 janë shënuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit. Rezulton se në Krujë janë shënuar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së dënimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.