Arbëri

Haxhiu: Thaçi ta publikojë shkresën përmes të cilës ia kërkoi LDK-së mandatarin

Haxhiu: Thaçi ta publikojë shkresën përmes të cilës ia kërkoi LDK-së mandatarin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pyetur se pse deri tash nuk është bërë publike shkresa përmes së cilës presidenti Hashim Thaçi, i ka kërkuar LDK-së mandatarin për kryeministër.

Sipas saj, letrat që Thaçi ia dërgonte kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, më herët dilnin në media sesa dërgoheshin në zyrat e VV-së.