Arbëri

FSSHK-ja kërkon nga Qeveria që Pakoja Emergjente t’i përfshijë të gjithë punëtorët shëndetësorë

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve që në pakon fiskale të futen të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, kjo Federatë ka shprehur indinjatë në emër të të gjithë punëtorëve shëndetësorë, në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësor bazuar në Pakon Fiskale Emergjente respektivisht Masa-6.