Arbëri

Të martën, 31 të shëruar nga koronavirusi dhe 10 raste të reja pozitive

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja me infeksion.