Arbëri

Haxhiu për mospublikimin e letrës për mandatarin: Presidenti është përfshirë në proces klandestin

Haxhiu për mospublikimin e letrës për mandatarin: Presidenti është përfshirë në proces klandestin

Një javë pasi presidenti Hashim Thaçi paralajmëroi dërgimin e letrës për mandatar te LDK-ja, anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar presidentin dhe LDK-në për mospublikim të letrave zyrtare.

Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti, kanë paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të këtij rasti sapo të publikohen letrat. Mospublikimin e tyre, Haxhiu e ka cilësuar si proces të paligjshëm, klandestin e në kundërshtim me Kushtetutën.