Arbëri

Më shumë se 100 të shëruar nga koronavirusi në katër ditët e fundit

Më shumë se 100 të shëruar nga koronavirusi në katër ditët e fundit

Katër ditët e fundit të prillit kanë shënuar rritje të konsiderueshme të numrit të të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm nga 27 prilli e deri më 30 prill, në vend janë shëruar 105 persona.

Në të katër ditët rresht, duke nisur nga e hëna e 27 prillit, numri i të shëruarve ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja pozitive. Përderisa u regjistruan 105 të shëruar, në këto katër ditë numri total i rasteve të reja pozitive ishte 43.