Arbëri

Në Ditën e Punës paralajmërohet se papunësia mund të shkojë në 50% shkaku i pandemisë

 

Kriza ekonomike me të cilën pritet të ballafaqohet Kosova shkaku i pandemisë do të godasë edhe më shumë tregun e punës në vend.

Sipas kryetarit të BSPK-së, Avni Ajdini, pas përfundimit të situatës së krijuar me COVID-19, shkalla e papunësisë në Kosovë mund të rritet deri në 50 për qind, transmeton KOHA.