Arbëri

​Pupovci: Me zbutjen e masave mund të mbahen provimi i maturës dhe provimet akademike

 

Që nga mbyllja e shkolla për shkak të pandemisë Covid-19, në vendin tonë për herë të parë ka nisur aplikimi i mësimit online. E për njohësin e arsimit në vend, Dukagjin Pupovci shkollat janë gjendu mirë në këtë situatë me këtë formë mësimi. Madje thotë se me zbutjen e masave, testi i Maturës dhe provimet universitare do ketë mundësi të mbahen.

Pupovci i cili është drejtor i Qendrës për Arsim të Kosovës, thotë se sigurisht që do ketë probleme me cilësinë e këtij lloji të mësimit, por shton se është më mirë se sa të mos organizohej fare mësimi online.