Arbëri

Për më pak se një muaj, nga Serbia u importuan mallra në vlerë 12.4 milionë euro

 

Për më pak se një muaj që nga heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit për produktet me origjinë nga Serbia, janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë eurosh. Megjithatë, kjo ka ndikuar pozitivisht në mbushjen e arkës së shtetit. Sipas një raporti të Doganës së Kosovës, nga 1 deri më 26 prill janë grumbulluar mbi 1 milion euro taksa.

Në raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për këtë periudhë tregohet se Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milion euro. Mallrat me vlerën më të lartë të eksportuar në Serbi janë mallra të tjera, manaferra të buta dhe linjit.