Arbëri

Haziri insiston që të mos politizohet rasti i Agon Musliut

Haziri insiston që të mos politizohet rasti i Agon Musliut

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në emisionin “Raporti” në KTV ka bërë thirrje që të mos politizohet rasti i Agon Musliut, por rasti të zbardhet dhe të ketë drejtësi.

“Gjatë gjithë ditës së sotme dhe dje i kemi njoftuar lidhur me veprimet e aktit tragjik të të riut nga Gjilanit, Agon Musliu. Ai është vendosur sipas rregullave të karantinimit dhe nuk është lejuar të trajtohet në vetizolim në shtëpinë e tij, sipas kërkesës së babait të tij”, ka thënë Haziri.