Arbëri

Masat qeveritare për kthim në normalitet: 31 ditët e majit, një test i madh

31 ditët e muajit maj janë një test i madh.

Pas një serie me rezultate pozitive, me trend në rënie në infektime përkundër numrit më të madh të testeve, u prezantua plani për kthimin në normalitet, raporton KOHA.

Por ankthi është rritur tek bizneset. Kjo pasi askush, nuk mund t’u jap përgjigje të prerë në dy pyetje: kur do të mund t’i kthehen normalitetit të pakushtëzuar, dhe nëse do të jetë shumë vonë?

Dy prej veprimtarive që janë paraparë të fillojnë së funksionuari nga 18 maji e tutje, me kufizime të caktuara, janë transporti urban dhe gastronomia.