Arbëri

Osmani kërkon nga trupat e Kuvendit interpretim ligjor për mandatin e deputetit Etem Arifi

 

Pas raportimit në media se deputeti Etem Arifi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 3 muaj burgim për mashtrim me subvencione, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë e ka adresuar këtë çështje në instancat përkatëse meqë deri në ato momente Kuvendit nuk i ishte dërguar asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë rast.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Osmani i ka dërguar letër Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit, nga të cilat ka kërkuar që t’i përcillen në Kuvend aktgjykimet nga të gjitha instancat gjyqësore për rastin e deputetit Etem Arifi.