Arbëri

Mbi 10 mijë punëtorë të rinj regjistrohen në ATK, presin kompensim nga Qeveria

Foto: Koha / ilustrim
 

Brenda një muaji, 10 mijë e 200 punëtorë, që dyshohet se kanë punuar jashtëligjshëm, kanë bërë kërkesë për regjistrim në Administratën Tatimore. Kërkesa e tyre për t’u regjistruar në listën e të punësuarve është e motivuar nga mundësitë financiare që ofron Pakoja emergjente e Qeverisë. Secili person që deklarohet i punësuar gjatë periudhës së emergjencës së shëndetit publik përfiton nga 130 euro për 2 muaj.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë virtuale për anketën me tatimpaguesit ka thënë se regjistrimi i këtyre punëtorëve ka bërë që të ulet papunësia për rreth 4 për qind.