Arbëri

Mandatin e deputetit Arifi do ta shqyrtojë Komisioni për Legjislacion, mendime të ndryshme për fatin e tij

Kuvendi i Kosovës brenda pak ditësh pritet të vendosë për marrjen ose jo të mandatit të deputetit Etem Arifi. Lidhur me këtë çështje, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar opinion nga Komisioni për Legjislacion dhe Mandate.

E për shqyrtimin e kërkesës së Osmanit, këto ditë pritet të mblidhen anëtarët e Komisionit parlamentar. Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim nuk mund të jetë më pjesë e legjislativit.