Arbëri

Varhelyi: Kosovës i duhet një qeveri stabile

Foto: Reuters
 

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë se Kosovës i duhet domosdoshmërisht një qeveri stabile dhe e fuqishme.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse mendon që nëse duhet mbajtur zgjedhjet e reja apo nëse ekziston diçka që do ta thyente bllokadën në Prishtinë, ai ka thënë se shpreson që “të gjitha partitë politike, bashkë me presidentin, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”.