Arbëri

UNDP-ja dhe Luksemburgu i dhurojnë Kosovës 5.000 komplete testesh për COVID-19

 

UNDP-ja dhe Qeveria e Luksemburgut i kanë dhuruar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) 5.000 komplete teste për zbulimin e COVID-19.

Kjo është bërë e ditur të premten përmes një komunikate nga UNDP-ja. Sipas komunikatës, kjo është ngarkesa e dytë që i dorëzohet IKSHPK-së, si ndihmë për të zbuluar dhe luftuar koronavirusin.