Arbëri

Pandemia shihet si sfida më e madhe e personelit mjekësor, laboranti Ahmeti rrëfen vështirësitë

Foto: Koha
 

I vetëm përballë një virusi pa vaksinë, laboranti Florim Ahmeti sikur çdo ditë tjetër, vazhdon punën e tij brenda hapësirave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Që nga përhapja e koronavirusit në Kosovë, Ahmeti thotë se testimi i mostrave për Covid19 u bë pjesë e rutinës së tij të përditshme, raporton KOHA.