Arbëri

Haradinaj kritikon mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Haradinaj kritikon mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. Në një intervistë me Ora News, Haradinaj tha se disa prej masave kanë qenë të gabuara.

“Mund të konstatojmë që Kosova në tërësi për fatin e mirë nuk ka pasoja të mëdha sa i takon jetës së njerëzve e shëndetit. Pasojat më të mëdha i kemi në ekonomi. Mendojmë se disa prej masave ka qenë të gabuara. Disa prej ndalimeve kanë qenë të gabuara. Kosova ka popullsi të re, jemi vend rural dhe ka ekzistuar mundësia që të lejonim veprimtaritë në bujqësisë dhe në ndërtim. Pasojat më të mëdha i kemi në ekonomi”, tha ai.