Arbëri

Haxhiu e shqetësuar me rastet e dhunimit seksual në Mitrovicë, kërkon të trajtohen seriozisht

Haxhiu e shqetësuar me rastet e dhunimit seksual në Mitrovicë, kërkon të trajtohen seriozisht

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e saj për dy rastet e dhunimit në Mitrovicë, derisa bën thirrje që ato të trajtohen seriozisht.

“Vetëm brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë”, ka shkruar ajo. “I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t'i trajtojnë me seriozitet”.