Arbëri

SHBA për rolin e Rusisë: I mirëseardhur çdokush që do t'u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë

SHBA për rolin e Rusisë: I mirëseardhur çdokush që do t'u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë
Richard Grenell

Zëdhënësi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Dick Custin, ka thënë se çdokush që ndihmon me ide për stabilitet, paqe dhe prosperitet në Kosovë e Serbi, është i mirëseardhur.

Custin me këtë i është referuar deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksandr Botsan – Kharchenko, i cili tha se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurisë të OKB-së dhe kjo me një rezolutë të re që do të zëvendësonte atë 1244, shkruan REL.