Arbëri

Të sëmurët mendorë në Podujevë pa përkujdesje

Të sëmurët mendorë në Podujevë pa përkujdesje

Pa përkujdesje familjare e shëndetësore kanë mbetur disa persona me sëmundje mendore në Komunën e Podujevës. Të tillët, tërë kohën e kalojnë rrugëve e parqeve të qytetit. Për shkak të bartjes së ushqimeve me vete, ata pothuajse çdoherë janë të shoqëruar nga qentë endacakë, të cilët mund të jenë të rrezikshëm për kalimtarët e sidomos fëmijët. Komunarët e Podujevës i kanë ikur përgjegjësisë për këta persona. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi, nëpërmjet Zyrës për informim, ka thënë se të sëmurët mendorë janë pacientë të Qendrës së Shëndetit Mendor në Podujevë, e cila është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kjo qendër është e obliguar për përkujdesjen dhe rehabilitimin e kësaj kategorie”, ka thënë Thaçi.