Arbëri

Veseli thotë se “Qeveria Kurti ka fyer mjekët dhe infermierët kosovarë”

Foto nga Facebook-u i Kadri Veselit
 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, ka akuzuar qeverinë në detyrë, për lejimin e hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të shtetit serb.

Këtë veprim të Qeverisë Kurti, Veseli e ka konsideruar si fyerje për infermierët dhe mjekët e Kosovës.