Arbëri

Zyra e rekrutimeve të jashtëligjshme – një “ekspert” u pagua 6 mijë euro në muaj

Zyra e rekrutimeve të jashtëligjshme – një “ekspert” u pagua 6 mijë euro në muaj
Foto: Driton Paçarada / Koha

Një “ekspert” i rekrutuar jashtëligjshëm në Zyrën e kryeministrit (ZKM) në gjysmën e dytë të 2019-s ka arkëtuar secilin muaj nga 6 mijë euro. Një tjetër ka marrë pagë edhe rreth një vit pasi ishte përmbyllur projekti për zbatimin e të cilit e kishte angazhuar Qeveria që drejtohej nga Ramush Haradinaj.

Gjetjet i ka bërë Auditori i Përgjithshëm dhe i ka evidentuar në draftin e raportit vjetor për ZKM-në, që pritet ta publikojë brenda pak ditësh. Dokumenti, pjesë të të cilit ka siguruar KOHA, liston numër të madh shkeljesh, jo veç në punësime të kësaj natyre, por edhe në menaxhimin e parasë publike.