Arbëri

Policia thotë se protestat në pandemi lejohen duke respektuar masat e MSH-së

Policia thotë se protestat në pandemi lejohen duke respektuar masat e MSH-së

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka thënë se çfarëdo proteste që organizohet në kohë pandemie duhet të mbahet duke respektuar masat për distancë dy metra nga njëri person te tjetri dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë të drejtën e daljes sipas kohës së përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Një ditë pasi aktivistë të grupit “mekryeministrin” bënë “prova” për protesta, Policia ka thënë se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor. Policia ka thënë se ligji përcakton që lajmërimi duhet të bëhet më së voni 72 orë para mbajtjes së tubimit. Për rastet e fundit ka thënë se s’ka pasur lajmërim nga organizatorët.