Arbëri

Deputeti Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike në Shqipëri, pa të kaluar komuniste

Deputeti Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike në Shqipëri, pa të kaluar komuniste

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, ka konfirmuar se në vitin 2021 krah forcave aktuale politike, do të rreshtohet dhe një parti e re e krijuar prej tij dhe deputetëve të rinj të Kuvendit.

Murrizi, sipas Java News, ka thënë se në këtë parti nuk do kandidojë asnjë pa marrë më parë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste.