Arbëri

Ministrat e LDK-së nuk votuan shkarkimet e bordeve e as vendimin për ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Ministrat e Lidhjes Demokratike në kabinetin Kurti nuk kanë marrë pjesë në shumicën e votimeve online të Qeverisë, sidomos atyre për shkarkimin dhe emërimin e bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike. Për shkak të pandemisë COVID-19, mbledhjet sikurse edhe votimi janë zhvilluar në mënyrë virtuale.

Nga burime brenda Qeverisë, gazeta ka arritur t’i sigurojë disa prej votimeve të anëtarëve të kabinetit, pas rrëzimit të Qeverisë me mocionin e iniciuar nga LDK-ja. Pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, në kabinet kanë mbetur edhe pesë ministra të tjerë nga radhët e këtij subjekti, që po vazhdojnë t’i ushtrojnë detyrat e tyre.