Arbëri

Borrell: Kosovës e Serbisë iu duhen më shumë marrëveshje

Foto: Alban Bujari / KD
 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se Serbisë e Kosovës i duhen më shumë marrëveshje për të arritur normalizim të raporteve.

Në një përgjigje me shkrim drejtuar ligjvënësve të Parlamentit Evropian, Borrelli ka përshëndetur angazhimin e Amerikës në procesin e dialogut.