Arbëri

Haxhiu: Frustrimi i Thaçit ndaj Qeverisë dhe LVV-së, simptomë e dështimeve të tij

Haxhiu: Frustrimi i Thaçit ndaj Qeverisë dhe LVV-së, simptomë e dështimeve të tij
Foto: Koha / Arkiv

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sulmet që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po i bën Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tjerë nuk janë të rralla.

“Siç duket frustrimi i tij i shprehur edhe sot në konferencë për media që nuk kishte asnjë tematikë pos sulmit ndaj Qeverisë në detyrë ka si shkas disa përpjekje të dështuara të këtij Presidenti për të qenë protagonist me qëllime të këqija”, shkruan Haxhiu në Facebook.