Arbëri

Rriten për 30% rastet e dhunës në familje në Kosovë

Rriten për 30% rastet e dhunës në familje në Kosovë
Foto: Ilustrim

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rastet e dhunës në familje këtë vit janë rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Rritja e numrit të rasteve, sipas saj, ka ndodhur në kohën kur Kosova është duke kaluar nëpër pandeminë e koronavirusit të ri.