Arbëri

Dyshohet se disa kompani përfituan kundërligjshëm nga Pakoja Emergjente, paralajmërohet padi për MFT-në

 

Disa kompani, veçanërisht në sektorin e naftës, pastrimit dhe nga të ashtuquajturat qendra të thirrjeve (call center) dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm nga Pako Emergjente Financiare, përkatësisht nga masa e 3-të, për pagën 170 euro që është paraparë për punëtorët e sektorit privat.

Për këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve thotë se është në dijeni dhe ka pranuar se disa kompani mund të kenë përfituar pa i plotësuar kriteret e kësaj Pakoje.