Arbëri

Ministria e Drejtësisë synon kthimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, kërkohet të mospolitizohet

Ministria e Drejtësisë synon kthimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, kërkohet të mospolitizohet
Foto: Prekaz / Arkiv / Alban Bujari / KOHA

Ministria e Drejtësisë pritet të aktualizojë Institutin për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky institut, që drejtor kishte Ismet Salihun, u mbyll në vitin 2018 kur në krye të ekzekutivit ishte Ramush Haradinaj. Por, megjithëse ka nisur puna, rrëzimi i Qeverisë mund të jetë shkas i mosjetësimit të këtij instituti.

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim dhe ka krijuar ekipin punues i cili do ta përgatisë analizën për themelimin e institutit që do të hulumtojë krimet në Kosovë.