Arbëri

KGJK-ja e KPK-ja s’i dërgojnë anëtarët në komisionin e vettingut, Haxhiu i akuzon se po frikësohen

Një varg akuzash ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial ka bërë ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Të dyja këto organe të drejtësisë nuk i kanë dërguar ende emrat e përfaqësuesve të tyre në grupin e ekspertëve për reformën e vettingut në drejtësi të krijuar nga Qeveria.