Arbëri

Sfidat e drejtësisë në pandemi

Prokuroritë e gjykatat pas 12 marsit është dashur të riorganizonin punën e tyre për t’u përshtatur me rrethanat e krijuara nga pandemia.

Se si funksionuan në këta dy muaj e më shumë, biseduam e u takuam me përfaqësues të prokurorive e gjykatave në Gjilan, Mitrovicë e Prizren.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hartuar një plan veprimi per menaxhimin e krizës së pandemisë, në kuadër të tij kemi vepruar me 30 për qind të kapaciteteve”, thotë Ariana Shajkovci, zëvendëskryeprokurore, Prokuroria Themelore në Prizren.