Arbëri

Rama paralajmëron kallëzim penal nëse nuk anulohet vendimi për shkarkimin nga pozita e drejtorit të AAKPS-së

Rama paralajmëron kallëzim penal nëse nuk anulohet vendimi për shkarkimin nga pozita e drejtorit të AAKPS-së

Rrahim Rama, i shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar (AAPKS), ka paraqitur ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës dhe ka paralajmëruar kallëzim penal nëse nuk anulohet vendimi.

Rama përmes një njoftimi ka thënë se ankesën e ka paraqitur ndaj Komisionit Disiplinor të qeverisë për Pozita të Larta Drejtuese, i cili në fillim të këtij muaji mori vendim për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës në AAPKS.