Arbëri

Pesëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Pesëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste të reja në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërsa, tashmë të shëruar janë edhe 16 qytetarë.