Arbëri

Në Infektivë, 8 të prekur me koronavirus, priten rezultatet për 2 pacientë

Në Infektivë, 8 të prekur me koronavirus, priten rezultatet për 2 pacientë
Foto e marrë nga Facebook-u i Faik Hotit

Sot në Klinikën Infektive në QKUK, janë të hospitalizuar 11 pacientë e prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë 8 pacientë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes raportit ditor në Facebook njofton se 5 pacientë janë në gjendje stabile; 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).