Arbëri

Pensionet dalin disa ditë para kohës së rregullt për shkak të pandemisë dhe Bajramit

 

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ekzekutuar pagesën e të gjitha skemave pensionale dhe sociale për më shumë se 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës së rregullt për shkak të situatës së pandemisë dhe në respekt të festës së Bajramit të Madh.

Në një njoftim për media, MFT-ja ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar e të shmangin radhët para sporteleve.