Arbëri

Pandemia e lë pushtetin pa “ekskursionin” vjetor në New York

Pandemia e lë pushtetin pa “ekskursionin” vjetor në New York

Zyrtarë të Presidencës, të Qeverisë e të Kuvendit nuk mund të llogarisin që në shtator të udhëtojnë masivisht në New York, kur mbahet sesioni i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Formati ndryshe i organizimit të Asamblesë këtë vit nuk do të pranojë delegacione.

Paralajmërimin për këtë e ka dhënë Tijjani Muhammed-Bande, president i Asamblesë së Përgjithshme, në një shkresë që mban datën 18 maj, e që i është përcjellë edhe ambasadorëve të akredituar në New York, raporton KOHA.