Arbëri

Mot kryesisht me diell sot në Kosovë

Mot kryesisht me diell sot në Kosovë

Pas motit jostabil që solli shtrëngata të fuqishme mbi vend, në ditët e ardhshme depërtimi i fushave anticiklonike sjell përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik edhe ditën e nesërme mbetemi nën ndikim të masave më të ftohta ajrore, por se temperaturat do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të rriten sërish edhe mbi 20C. Mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare.