Arbëri

Në Shqipëri rritet vdekshmëria foshnjore, teksa numri i lindjeve është në rënie

Në Shqipëri rritet vdekshmëria foshnjore, teksa numri i lindjeve është në rënie

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja.

Teksa numri i lindjeve është në rënie të mprehtë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore i është kthyer rritjes. Vdekshmëria në këtë grupmoshë zakonisht është tipar i vendeve të varfra. INSTAT raportoi sot se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018.