Arbëri

Qytetarët që shkelën masat e kufizimit të lëvizjes gjatë pandemisë nuk do të ndiqen penalisht

Të gjithë ata qytetarë që janë arrestuar për shkak se kanë shkelur urdhrin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes gjatë kohës së pandemisë nuk do të ndiqen penalisht.

Pas rreth 2 muajve qëkur Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kundërkushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, institucionet e drejtësisë kanë marrë vendim që këto lëndë të procedohen vetëm si kundërvajtje administrative, raporton KOHA.