Arbëri

21 raste të reja me COVID-19 të premten, dhjetë të shëruar

21 raste të reja me COVID-19 të premten, dhjetë të shëruar

21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se këto raste pozitive kanë dalë nga testimi i 267 mostrave. IKSHPK ka njoftuar edhe për dhjetë të shëruar.

Të gjitha rastet janë raste kontakti. Komuna e Prizrenit ka 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe ndërsa ajo e Suharekës ka dy (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).