Arbëri

Gjermania e Franca kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së

Gjermania e Franca kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së

Përmes një shkrimi të përbashkët, të botuar ekskluzivisht në KOHA Ditore, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.