Arbëri

Tërnava bën thirrje të shmangen vizitat familjare gjatë Fitër Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Naim Tërnava, u është drejtuar qytetarëve një ditë para shënimit të festës së Fitër Bajramit, me të cilën përfundon Muaji i Ramazanit.

Tërnava tha se myslimanët gjatë tërë muajit të Ramazanit kanë pasur vështirësi të vizitojnë familjarët e madje edhe të falin namazin, porse kjo u bë për shkak të rrezikut të pandemisë, dhe kësisoj, bëri thirrje që edhe gjatë Fitër Bajramit të shmangen vizitat familjare.