Arbëri

Vetëvendosje thotë se Thaçi synon edhe një mandat me votat e LDK-së e AAK-së, këto e mohojnë

Vetëvendosje thotë se Thaçi synon edhe një mandat me votat e LDK-së e AAK-së, këto e mohojnë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm do të votojnë presidentin e vendit. Derisa të parit të shtetit, Hashim Thaçi, i kanë mbetur edhe nëntë muaj mandat.

Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës politikë konsiderojnë se Hashim Thaçi do të synojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar me votat e LDK-së dhe partive të tjera parlamentare. Por këtë e mohojnë nga partia e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.