Arbëri

Kosova mirëpret kërkesën e Gjermanisë dhe Francës për rinisje të menjëhershme të dialogut me Serbinë

Kosova mirëpret kërkesën e Gjermanisë dhe Francës për rinisje të menjëhershme të dialogut me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka thënë se e mirëpret kërkesën që Gjermania dhe Franca kanë bërë për rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Në një opinion të botuar ekskluzivisht në KOHA, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës. Ata kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të dialogut e për këtë Qeveria e Kosovës ka thënë se tashmë ka bërë veprimin e parë në këtë aspekt.