Arbëri

Procesi i vettingut konsiderohet i pashmangshëm, në qershor drafti i parë

Procesi i vettingut konsiderohet i pashmangshëm, në qershor drafti i parë

Procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë po shihet të jetë i pashmangshëm që të ndodhë në Kosovë. Ky proces po konsiderohet si i domosdoshëm dhe esencial për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë dhe “ç’kapjen e shtetit”. Ndërkaq, ekspertët e angazhuar nga Qeveria Kurti për draftimin e skenarëve për procesin e vettingut do të japin propozimet e para në muajin qershor.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress, se vettingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt. Derisa u shpreh se ky proces nuk duhet t’iu pengojë gjyqtarëve dhe as prokurorëve sepse është interes nacional.