Arbëri

Odat mirëpresin nismën për themelimin e gjykatës komerciale

Ndonëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës ekziston Departamenti Ekonomik dhe ai Administrativ, Ministria e Drejtësisë ka nisur përgatitjet ligjore për themelimin e një gjykate komerciale.

Ky dikaster ka nisur formimin e një grupi punues për hartimin e projektligjit që pritet të finalizohet në shtator, raporton KOHA.